Migjen Kelmendi promovoi romanin e dytë, “Darka ndër Bomba” NULL NULL 12.12.2024 22:39 12.12.2024 22:39 Autori Migjen Kelmendi ka promovuar romanin e dytë “Darka ndër Bomba”. Publicisti sjell këtë roman të ri, 30 vjet pas botimit të romanit “Gryka e Kohës”. Në këtë roman, përmes dashurisë dhe luftës theksohen traumat që ndihen ende edhe pse kanë kaluar më shumë se dy dekada nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë. Kelmendi u shpreh i lumtur me interesimin që është shfaqur në promovimin e librit të tij, ku edhe njëherë erdhi në fokus sipas tij dashuria për letërsinë. E krahas autorit, morën pjesë edhe 4 penalistë të cilët e vlerësuan lart romanin duke e inkurajuar atë që të mos ndalet me kaq. Në mesin e tyre ishte edhe një mysafir special, akademiku Ferid Muhiq, emër i njohur i letërsisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.