Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Miftaraj për deklaratën e Haxhiut: Ministrja demanton vetveten dhe vartësit e saj

NULL NULL
11.07.2024 11:16

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), lidhur me deklaratën të cilën ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e kishte  bërë pas publikimit të raportit të IKD-së “Problemet e reformës në drejtësi” (Analizë e katër Projektligjeve që dalin nga “Deklarata e Përbashkët e Zotimeve”), tha se ministrja e demanton veten dhe vartësit e saj.

“Mund të them që ministrja e demanton vetveten, por edhe vetë vartësit e saj. Sepse kur thotë ministrja e Drejtësisë se IKD s’ka informacion nëse kanë qenë pjesëmarrës anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, në politikëbërja apo në këto politika që është duke i krijuar Ministria e Drejtësisë, të njëjtit pothuajse me deklaratat e tyre në baza ditore duke i kritikuar KGJK-në, KPK-në, duke përmend edhe prokurorë e gjyqtarë me emra të përveçëm, e tregojnë atë që ka thënë IKD, por e kanë thënë edhe raportet ndërkombëtare”, tha Miftaraj në konferencën e publikimit të raportit “Integriteti i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve” (Problemet kushtetuese dhe ligjore me Projektligjin aktual)”.

Haxhiu kishte deklaruar se raporti i IKD-së nuk qëndron dhe se sipas saj IKD nuk i ka informacionet e duhura sa i përket bashkëpunimit me akterët tjerë për reformën në drejtësi, raporton Betimi për Drejtësi, transmeton Klankosova.tv.

Miftaraj tha se nuk është vetëm IKD që thotë se nuk ka një mirëbesim mes MD-së, KPK-së e KGJK-së në hartimin e politikave, por edhe OSBE, ambasadat, Zyra e BE-së, raportet e DASH-it, raportet e Komisionit Evropian, të cilët kërkojnë vazhdimisht të ketë mirëkuptim dhe harmonizim të qëndrimeve në raport me reformën në drejtësi.

Ai tha se presin që MD-ja të reflektojë sepse reforma në drejtësi është interes i gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Na vjen keq që ministrja e Drejtësisë ka dhënë një deklaratë të tillë edhe pse nëse është një Organizatë Joqeveritare në Kosovë që ka informata për sistemin e drejtësisë, e cila ka qenë pjesë e të gjitha grupeve, takimeve, qoftë në grupe punuese qoftë në takimet tjera është vetë Instituti i Kosovës për Drejtësi. E përmendi kolegia por edhe kolegu gjatë prezantimit që po flasim për një numër të ligjeve të cilat i ka hartuar Ministria e Drejtësisë, si rezultat i Deklaratës së Zotimeve, në vend që këto Projektligje që prekun reformën në drejtësi t’i jepet një afat i konsultimeve publike së paku 30 ditë, e kanë shkurtu në 15 ditë. Fatkeqësisht, është vetëm IKD që ka dërguar komente tek këto Projektligje, sepse edhe OJQ-të tjera edhe grupet tjera të interesit, e kanë shumë problematike që në 6 projektligje të japin komente për 15 ditë”, tha Miftaraj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.