Microsoft kopjon Twitter-in dhe Facebook-un NULL NULL 02/10/2015 02/10/2015 Gjigandi softuerik ka kopjuar Facebook-un dhe Twitter-in me dy veçoritë e reja: Like dhe @Mentions. Microsoft ka shtuar dy mundësi të reja tek Outlook-u për ueb – Like dhe @Mentions. Veçoritë e reja, të kopjuara nga Facebook dhe Twitter, janë krijuar për të rritur numrin e përdoruesve tek aplikacioni për mesazhe elektronike, si dhe për të nxjerrë në pah mesazhet elektronike më të rëndësishme. Përdoruesit mund të pëlqejnë një mesazh duke klikuar tek ikona e vendosur ngjitur me mesazhet. Kur klikoni aty, ikona bëhet ngjyrë blu dhe njoftohet menjëherë dërguesi se marrësi ka pëlqyer mesazhin. Një veçori tjetër që i është shtuar versionit Outlook për ueb është edhe @Mentions, e kopjuar nga Twitter. Kjo veçori e re iu jep mundësi përdoruesve që të shtojnë adresën elektronike të një personi thjesht duke shtypur ‘@’ dhe emrin e personit brenda mesazhit elektronik. Sapo të shtypni ‘@’, Outlook do të shfaqë përdoruesit me të cilët kontaktoni më shpesh. Marrësit mund të kategorizojnë mesazhet elektronike në bazë të referimeve.