Mick Jagger kthehet furishëm në skenë pas operacionit NULL NULL 24.06.2019 12:13 24.06.2019 12:13 Vokalisti i Rolling Stones, Mick Jagger, i është kthyer skenës për herë të parë që kur u operua në zemër. Legjenda britanike ditë më parë publikoi një fotografi në Instagram ku shfaqej duke ushtruar me anëtarët e tjerë të bendit për koncertin e tyre në “Chicago’s Soldier Field”. Ndërkaq 75 vjeçari shkëlqeu të premten pas rikthimit të bendit britanik në turneun që e kishin shtyurë shkaku i gjendjes së Jagger. Jagger raportohet të ketë vrapuar rreth e rreth skenës dhe kishte vallëzuar për 60 mijë persona, duke iu thënë se ndjehej mirë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 19 orë më parë