Mick Jagger – analist politik NULL NULL 24.05.2015 15:10 24.05.2015 15:10 Lideri i grupit legjendar Rolling Stones, Mick Jagger, parashikoi me saktësi të habitshme rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare në Britani të Madhe, tha këshilltari politik i Partisë Konservatore, Jim Messina. Messina, i cili në vitin 2012 ishte shef i fushatës së presidentit amerikan Barak Obama, tha se Jagger i kishte thënë atij se lideri konservator, kryeministri David Cameron, dhe partia e tij do të fitojnë zgjedhjet, transmeton Klan Kosova. Frontmani kishte parashikuar një fitore bindëse të konservatorëve në Britani dhe ashtu ndodhi vërtet. “Jagger është një nga analistët më të mprehtë politikë që kam takuar ndonjëherë”, shkruante Messina në një analizë të publikuar në Politico. “Para zgjedhjeve britanike isha në Londër dhe gjatë një darke takova Mick Jagger” “Gjatë bisedës me të zbulova se ai ishte shumë i varur nga politika”. “Mësova se ai nuk ishte vetëm një vëzhgues i mirë i politikës britanike, por edhe asaj amerikane. Ai fliste si një aktivist dhe nuk mbante anë”. “‘Do të fitoni’, më tha”. “‘Pse mendoni kështu?’- e pyeta”. “Edhe pse nuk mbështes ndonjë kandidat, njerëzit e zakonshëm mendojnë se Cameron di të marrë vendime të vështira dhe situata me të në pushtet është përmirësuar”. “Prandaj, votuesit nuk ndryshojnë mendje”, kishte thënë Jagger. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Mbahet Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut: Fituesit janë nga Rusia dhe Gaza 18/03/2024