Michelle Obama: Të rinjtë janë inspirimi im - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Michelle Obama: Të rinjtë janë inspirimi im

NULL NULL
12/08/2019

Ish zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook ka uruar të rinjtë për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë që shënohet sot më 12 gusht.

Në shkrimin e saj Michelle përmend se si ajo gjatë udhëtimeve zyrtare me bashkëshortin e saj, ish presidentin Barack Obama, kishte tentuar sa më shumë të kalonte kohë me të rinjtë, sidomos me vajzat e reja.

“Dita Ndërkombëtare e Rinisë më gjen me kujtimet nga koha kur unë udhëtoja shikoja çdo herë mundësitë të ikja nga takimet zyrtare dhe nga pallatet luksoze. Në këtë foto unë jam gjatë vizitës në Kamboxhia dhe Liberi.”

Ajo me mall i kujton aktivitetet me të rinjtë dhe të rejat.

“Kam luajtur ping-pong në Kinë dhe kam vallëzuar me ta në Meksikë. Energjia që kanë këta të rinj, kurrë nuk kanë dështuar të më inspirojnë dhe të vazhdoj punë që kam nisur me grupin Girls Opportunity Alliance”.

Obama në fund përmend se qëllimi i saj jetësor është që secila vajzë të arsimohet dhe të ndjekë ëndërrat e saj.