12:30, 11 Shkurt 2019

Ceremoninë e Grammy Awards 2019 e hapi Alicia Keys si nikoqire dhe solli edhe disa mysafirë speciale për monologun hyrës: Michelle Obama, Lady Gaga, Jennifer Lopez dhe Jada Pinkett Smith.

Secila prej tyre mori mikrofonin për të ndarë mendimin e tyre se çka kupton muzika për ato, njofton Klan Kosova.

“ Muzika gjithmonë më ka ndihmuar të tregoj historinë time”, tha Obama.

“Muzika na ndihmon të ndajmë vetën me të tjerët, dinjitetin tonë, dhimbjet tona, shpresat tona, gëzimet tona … Muzika na tregon se gjithçka ka rëndësi”.