Michel: E ardhme evropiane e paimagjinueshme pa Ballkanin Perëndimor NULL NULL 01.09.2021 11:09 01.09.2021 11:09 Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, theksoi sot në Bled se çdo zgjerim e ka bërë BE -në më të mirë, dhe se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për Unionin ashtu siç BE -ja është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Duke folur në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë, ai deklaroi se çdo zgjerim e ka bërë BE -në më të mirë dhe ka çuar në atë që është sot – një bashkim idesh, solidariteti dhe diversiteti. Sipas tij, e ardhmja e Evropës është e paimagjinueshme pa Ballkanin Perëndimor, dhe në këtë drejtim ai përshëndeti mbajtjen e Samitit për Ballkanin Perëndimor në Slloveni. “Ne e dimë se BE -ja është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, por Ballkani Perëndimor i nevojiten njësoj BE -së. Së bashku mund të ëndërrojmë dhe të krijojmë një të ardhme më të mirë për BE -në”, tha ai, transmeton Klankosova.tv. Michel potencoi se BE nuk është një projekt statik, por një projekt dinamik i vlerave, prosperitetit dhe ndikimit. Ai kujtoi se Bashkimi Evropian filloi me vetëm gjashtë anëtarë, dhe sot ka 27. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025