Michael Schumacher sot i mbush 53 vjet NULL NULL 03.01.2022 17:06 03.01.2022 17:06 Sot e ka ditëlindjen një nga legjendat më të mëdha të Formula 1. Shtatë herë kampioni në F1 Michael Schumacher, i ka mbushur 53 vjet. Schumacher në dhjetor të vitit 2013-të kishte pësuar një aksident të rëndë duke pësuar dëmtim në tru, derisa ishte për skijim në Alpet e Francës me familjen e tij. Kur po zbriste në Combe de Saulire pranë Meribel në Alpet Franceze me djalin e tij Mick. Ndërsa kalonte një zonë jashtë pistes midis Piste Chamois dhe Piste Mauduit, ai u rrëzua dhe goditi kokën në një shkëmb. Edhe pse se mbante helmetën, ai pësoi lëndime katastrofike. Shtatë herë kampioni në Formula 1 u dërgua me urgjencë në spital dhe u mbajt në koma pas aksidentit dramatik, ndërsa mjekët punonin për të shpëtuar kampionin e garave. Ish-piloti mbetet një frymëzim për shumë njerëz në rrjetin aktual të F1. Familja e tij nuk ka treguar shumë për situatën aktuale të Schumacher. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.