Michael J. Fox thotë se nuk do ta arrijë moshën 80-vjeçare NULL NULL 01.05.2023 18:15 01.05.2023 18:15 CBS Sunday Morning Preview: Michael J. Fox on Parkinson's: "Every day it gets tougher" https://www.youtube.com/watch?v=Fs-jYPomQDM CR: CBS Aktori Michael J. Fox, i cili vuan që 30 vjet e më tepër nga sëmundja e Parkinsonit, ka thënë që nuk pret ta arrijë moshën 80-vjeçare. 61-vjeçari ka dhënë një intervistë për Jane Pauleyn e CBS Sunday Morning, ku e ka promovuar dokumentarin e tij të ri, Still. “Po troket në derë. Po bëhet më e vështirë. Çdo ditë po bëhet më e vështirë, por kështu qëndron puna”, ka thënë Foxi. “Ju nuk vdisni nga Parkinsoni. Ju vdisni me Parkinson. Nuk do ta mbërrij 80-shin”. Ai më 2000 e kishte lansuar fondacionin Michael J. Fox për hulumtime të Parkinsonit e që i ka përkrahur disa prej hulumtimeve më ambicioze për këtë sëmundje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.