Mianmari dënon me 10 vjet burgim regjisorin japonez për rebelim NULL NULL 06.10.2022 09:42 06.10.2022 09:42 Një gjykatë në Mianmarin e sunduar nga ushtria ka dënuar me 10 vjet burgim një regjisor dokumentarësh japonez për rebelim dhe shkelje të ligjeve të komunikimit, tha të enjten një zyrtar i ministrisë së jashtme japoneze. 26 vjeçari Toru Kubota u arrestua në muajin korrik në një protestë në qytetin kryesor të Mianmarit, Yangon. Në atë kohë u raportua se mbi të rëndonin akuzat për thyerjen e Ligjit të Imigracionit dhe inkurajimin e mospajtimit kundër kontrollit të ushtrisë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Kubota u dënua, të mërkurën, me tre vjet burgim për rebelim dhe shtatë vjet për shkelje të një ligji në telekomunikacion, citohet të ketë thënë avokati i regjisorit. Një seancë gjyqësore për shkeljen e supozuar të Ligjit të Kontrollit të Imigracionit është caktuar për datën 12 tetor, tha zyrtari i ministrisë japoneze. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 28/03/2024
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 28/03/2024