Miami, në finale të Lindjes (VIDEO) NULL NULL 13.05.2022 16:27 13.05.2022 16:27 Miami Heat e ka arritur edhe fitoren e katërt ndaj Philadelphia 76ers për të kaluar në finale të Konferencës së Lindjes në NBA. Jimmy Butler udhëhoqi mysafirët drejt fitores së fundit me 32 pikë e tetë kërcime, ndërkaq i lënduari Joel Embiid prapë u dallua më së shumti me 20 pikë e 12 kërcime. Aq pikë për Sixers pati edhe Tyrese Maxey, por James Hardeni i shënoi vetëm 10 sosh, duke ua bërë më të vështirë punën vendësve. Miami në finale pret fituesin midis përballjes tjetër në Lindje, Boston Celtics dhe Milwaukee Bucks. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.