MI6 emëron udhëheqësen e parë femër në historinë 116 vjeçare NULL NULL 16.06.2025 12:23 16.06.2025 12:23 MI6 do të udhëhiqet për herë të parë nga një grua në historinë 116-vjeçare të shërbimit të inteligjencës së huaj. Blaise Metreweli, e cila iu bashkua Shërbimit Sekret të Inteligjencës në vitin 1999, do të bëhet kreu i 18-të i organizatës dhe do të marrë detyrën nga Sir Richard Moore më vonë gjatë këtij viti, transmeton klankosova.tv. Ajo aktualisht sipas bbc, është përgjegjëse për teknologjinë dhe inovacionin në shërbim dhe tha se ndihej “e nderuar dhe krenare” që iu kërkua të drejtojë. Kryeministri Sir Keir Starmer e quajti këtë emërim “historik” në një kohë kur “puna e shërbimeve tona të inteligjencës nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Reagon PDK-ja: Hipokrizi që Kurti flet për Kushtetutën, kur partia e tij e ka shkelur atë 33 sekonda më parë
Lajme Von der Leyen: Irani nuk është vend mik - raketat e prodhuara atje po godasin edhe Ukrainën 11 minuta më parë
Kosova Rubikon sonte: Deklarata e Trumpit për ndalimin e një lufte mes Kosovës dhe Serbisë 12 minuta më parë