MI përkrah dy projekte në Zubin Potok NULL NULL 03.08.2018 13:21 03.08.2018 13:21 Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në një takim kryetarin e Zubin Potokut, Stevan Vulkovic, me të cilin ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për dy projekte të kësaj komune. Vlera e këtyre dy projekteve është 626 mijë euro dhe ato janë të rëndësishme për zhvillim ekonomik dhe të turizmit të kësaj ane, njëkohësisht edhe për lëvizje të lirë dhe pa pengesa për të gjithë qytetarët tanë. Lekaj tha se qëllimi i këtij memorandumi është financimi i këtyre dy projekteve infrastrukturore, të komunës së Zubin Potokut, që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe se çfarëdo kërkese nga kjo komunë për projekte infrastrukturore, por edhe për projekte tjera do ta kenë mbështetjen e tij. Ndërkaq kryetari i Zubin Potokut, Stevan Vulkoviq, ka thënë se këto dy projekte do të jenë ndihmesë e madhe për qytetarët e komunës së tij dhe për zhvillim edhe më të madh të turizmit në këtë komunë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ahmeti: Kushdo që bëhet ministër i Jashtëm, është mirë mos me ra shumë n'sy të ShBA-së (VIDEO) 6 orë më parë