MI e gatshme për mirëmbajtjen e rrugëve NULL NULL 03.12.2019 11:21 03.12.2019 11:21 Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, është e gatshme për mirëmbajtjen e rrugëve në Kosovë për sezonin dimëror. Zëdhënësja e kësaj ministrie, Fillojetë Konjuhi, tha se edhe pse kontraktimi i kompanive është bërë që nga 15 nëntori, deri më tani është intervenuar vetëm në rrugën që shpie drejt maleve të Sharrit. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit i ka kryer të gjitha parapërgatitjet për mirëmbajtje të rrugëve për sezonin dimëror, tha ajo për Radio Kosovën. Sipas saj, kontraktimi i kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve nga bora është bërë që nga 15 nëntori. Ndërsa kosto e këtyre kontratave kap shifrën e rreth 6 milionë eurove. “Dimri këtë vit Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit e gjen të gatshme si gjithmonë. Janë 7 regjione me nga 2 kompani të mbuluara si dhe tre kompani të tjera të cilat do të kujdesen vetëm për autostradat. Këtë vit risi është mirëmbajtja e Autostradës “Arbën Xhaferi”. Megjithatë, sipas zëdhënëses Konjuhi, për shkak të motit relativisht të ngrohtë, deri më tani, kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve kanë kryer vetëm një ndërhyrje. “Kompanitë janë të gatshme që nga data 15 nëntor që të mirëmbajnë rrugët për sezonin dimëror dhe kjo mirëmbajtje do të vazhdojë sipas kushteve deri më 31 maj. Aktualisht është dashur të intervenohet vetëm në rajonin e Ferizajt, në drejtim të maleve të Sharrit, ku edhe janë përballur me reshje të borës”. Sezoni dimëror në Kosovë, sipas ligjeve në fuqi, fillon më 15 nëntor dhe përfundon më 15 mars, sipas kalendarit vjetor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day