20:35, 2 Maj 2019

Ministria e Financave, e përfaqësuar nga zyrtarët e Zyrës për Komunikim Publik, ka marrë pjesë në ceremoninë gala të ndarjes së çmimeve Albanian ICT Awards, ku është shpërblyer si finalist për çmimin “Shërbimi Publik më i mirë i vitit” me portalin e transparencës https://ptmf.rks-gov.net.

Me këtë çmim ky eveniment shpërblen praktikat më të mira, risitë, avancimin e platformave, projekteve, aplikacioneve ose zgjidhjeve të implementuara në administratën publike dhe Qeveri. Ky shpërblim përbën një njohje prestigjioze të përsosmërisë (ose ekselencës) në shërbime publike.

Drejtori i Zyrës së Komunikimit Publik Muharrem Shahini theksoi se përzgjedhja e Ministrisë së Financave nga Albanian ICT Awards për çmimin “Shërbimi Publik më i mirë i vitit” edhe një herë konfirmon punën e madhe të ekipit të Ministrisë së Financave, GIZ-it gjerman dhe kompanisë implementuese AXA në realizimin e portalit të transparencës së Ministrisë së Financave, njofton Ministria e Financave përcjellë Klan Kosova.

“Ky portal ju mundëson të gjithë të interesuarve që ti qasen me lehtësi të dhënave buxhetore të shtetit të Kosovës, qoftë për institucionet qendrore dhe lokale, duke ju mundësuar që të kenë këto të dhëna qoftë në formë analitike ashtu edhe krahasimore”, shtoi z.Shahini.

Ai gjithashtu me këtë rast falënderoi Ministrin e Financave Bedri Hamza, si dhe Qeverinë Gjermane ku përmes GIZ-it kanë dhënë mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e këtij projekti, i cili njëherit avancon edhe transparencën dhe informimin e Ministrisë së Financave në raport tatimpaguesit, e që është një ndër parakushtet kryesore për menaxhim efikas të financave publike .

Konkurs Pune

Lexo më shumë