Metoda të mahnitshme për pastrimin e hekurit për hekurosje NULL NULL 28.07.2019 16:30 28.07.2019 16:30 Hekuri për hekurojse zë vend në përditshmërinë tonë, por përdorimi i shpeshtë i hekurit për hekurosje në sipërfaqe të tij mund të ngjiten mbetjet e rrobave, gurëz dhe pluhur në fund të hekurit. Kështu hekurosja bëhet më e vështirë, ndërkaq mund të mbeten njolla në rroba, prandaj është shumë me rëndësi të dini se si ta pastroni hekurin tuaj dhe kështu t’ia zgjasni afatin e qëndrueshmërisë. Ne ju sjellim disa metoda efikase në pastrimin e hekurit: Përzierja e ujit dhe uthullës Fundin e hekurit zhyteni në përzierje të uthullës dhe ujit dhe lëreni të qëndrojë, më vonë pastrojeni. Pasta nga soda e bikarbonatit Provoni të bëni pastë nga një lugë uji dhe dy lugë sodë bikarbonati dhe me të lyeni fundin e hekurit. Merrni një leckë pambuku dhe fërkojeni mirë dhe pastaj fshini mbetjet Për pastrimin e vrimave nëpër të cilat kalon avulli ndihmojnë shkopthat për pastrim të veshëve. Shkopthat njomni në ujë të distiluar dhe pastaj pastroni vrimat. Kur të përdorni sustat për nxjerrjen e avullit, është e mundshme që nga hekuri të fillojë të bien pjesëza të vogla gurëzish, andaj kujdesuni në cilën sipërfaqe e bëni këtë veprim, sepse më vonë do të detyroheni ta pastroni. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Ekspertët thonë se gratë duhet të flasin me burrin për atë që ndodh në dhomën e gjumit 26/06/2025