Metoda për të mos i dëmtuar flokët gjatë krehjes NULL NULL 25.05.2020 08:18 25.05.2020 08:18 Beautiful Healthy Hair. Closeup Of Woman Hand Brushing Natural Long Brown Hair With Wooden Brush. Back View Of Woman Head Hairbrushing Using Hairbrush. Hair care Concept. High Resolution Image Pasi larjes, por edhe kur janë të thata nganjëherë është problem krehja e flokëve. Shpeshherë flokët edhe mund të dëmtohen gjatë krehjes, prandaj duhet pasur kujdes në këtë rutinë, transmeton Klan Kosova. Ne do ju sjellim disa truke për të mos i dëmtuar flokët kur i krihni. Pastrojeni krehërin mirë Para se të bëni çdo veprim, pastroni krehërin mirë. Krehëri duhet pastruar së paku një herë në javë, pasi largimi i baktereve, yndyrës dhe pluhurit është shumë e rëndësishme. Krihini flokët para dushit Krehja e flokëve para dushit është shumë e rëndësishme dhe ka një sërë dobish. Flokët do të jenë më të lirshëm, do të lahen më mirë dhe nuk do të këputen. Gjithashtu edhe yndyra e flokut do të jetë e shpërndarë njëlloj. Mos i krihni flokët kur janë të lagur Krehja e flokëve të lagur i dobëson ata. Megjithatë shumë persona e kanë të pamundur që të mos i krehin flokët pas shampos. Këshilla më e mirë është që të përdorni shampon e duhur, balsam dhe maskë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Receta e Anës: Arancini siciliane - Toptha me oriz të mbushura me mish dhe djathë (VIDEO) 18/03/2024