Metoda natyrale për trajtim të zhurmave në vesh NULL NULL 25.03.2019 17:00 25.03.2019 17:00 Cilado qoftë origjina, zhurmat shpeshherë përbëjnë një motiv autentik ankthi për pacientët që janë viktima të tyre: në fakt, në mjediset e heshtura këto zhurma aurikulare duken më të forta dhe më këmbëngulëse dhe gjithë përqendrimi i atij që vuan shkon në shqetësimin që ka, derisa përfundon që të mos mendojë dot për gjë tjetër. Shkaqet e zhurmave në vesh janë të ndryshme dhe përfshijnë dëmtimin e qelizave të dëgjimit, sëmundjet në zonën e dhëmbëve dhe nofullave, tumorin e nervit të dëgjimit, sëmundjet e zemrës dhe qarkullimit të gjakut, transmeton Klan Kosova. Nëse ndieni një zhurmë dhe tringëllimë të çuditshme gjatë gjithë kohës, është momenti të kontaktoni mjekun. Trajtimi i zhurmave në vesh mund të bëhet edhe në mënyrë natyrale. -Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni dy lugë gjellë uthull molle. Përziejini bashkë dhe me ndihmën e një shiringë hidhni vazhdimisht gjatë ditës 2-3 pika ose në momentet kur ju duket se keni fishkëllima ose ushtima të veshit. -Merrni 2-3 thelpinj hudhra dhe skuqini me 2-3 lugë gjelle vaj susami. Pasi të vini re hudhra ka marrë ngjyrë, hiqeni dhe lërini vajin të ftohet. Me ndihmën e një pikatoreje shtoni 2-3 pikatore vaj në vesh dhe mbulojeni me napë të ngrohur paraprakisht për 30-35 minuta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 1 day
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 1 day