9:37, 23 Janar 2020

Gjatë vizitës së Tij zyrtare në Izrael, Presidenti Ilir Meta, vizitoi bazën ushtarake të Ramlës, pjesë e Forcave izraelite të Mbrojtjes.

I shoqëruar nga komandanti i bazës, Gjeneral-Major Tamir Yadai si dhe nga Koloneli Golan Vach, Presidenti Meta u takuame personelin ushtarak, një pjesë e të cilit dha kontribut të veçantë për tejkalimin e pasojave të rënda që la pas tërmeti tragjik që goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019.

Presidenti Meta inspektoi dhe ndoqi nga afër demonstrimet e operacioneve dhe të teknikave të kërkim-shpëtimit, duke vënë në dukje se “personeli i Njësisë izraelite jo vetëm ndihmoi në operacionet e kërkim-shpëtimit si dhe në vlerësimin e banesave dhe shtëpive të dëmtuara, por luajti një rol të jashtëzakonshëm psikologjik për qetësimin e banorëve të prekur nga tërmeti”.

Me këtë rast, Presidenti i Republikës vlerësoi Njësinë izraelite të Shpëtimit Kombëtar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” duke shprehur mirënjohjen shtetërore, por edhe në emër të qytetarëve shqiptarëpër ndihmesën e jashtëzakonshme dhe profesionalizmin e lartë gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit.

Presidenti Meta i dorëzoi “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Kolonelit Vach duke vënë në dukje se ky vlerësim iu shkon ushtarakëve izraelitë: “Për vullnetarizmin dhe gatishmërinë e menjëhershme, profesionalizmin e spikatur dhe sakrificat e pakursyera të treguara gjatë operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit të viktimave, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Në vlerësim të lartë dhe me mirënjohje të thellë shtetërore për solidaritetin njerëzor dhe humanizmin frymëzues që treguat gjatë inspektimit, vlerësimit të godinave dhe të banesave të dëmtuara nga tërmeti, si dhe veçanërisht për qetësimin e banorëve dhe këshillimin e qytetarëve shqiptarë të prekur nga fatkeqësia natyrore, duke konsoliduar edhe më tej marrëdhëniet miqësore dhe historike mes dy kombeve dhe vendeve tona.”.
Gjenerali Major Tamir Yadai, ideatori i dërgimit të Njësisë izraelite të Shpëtimit Kombëtar, duke falënderuar Presidentin Meta për vlerësimin me këtë Dekoratë të lartë, theksoi se “kur planifikuam të udhëtojmë drejt Shqipërisë, e dinim historinë dhe lidhjen e fortë mes dy popujve, sepse ne gjithmonë do t’u jemi mirënjohës shqiptarëvepër shpëtimine hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

E kuptuam se ishte koha dhe po na paraqitej mundësia jonë për t’ju rikthyer nderin me anë të mbështetjes. Sepse motoja jonë është: ‘Të shpëtojmë jetë, pa kufij!’

Punojmë dhe përpiqemi fort të përmbushim moton tonë, ndaj shpresojmë të takohemi sërish me shqiptarët në kohë të tjera më të lumtura!

Dëshiroj t’ju bëj me dije se nëse shqiptarët do të kenë sërish nevojë për ndihmën tonë, ne do të jemi patjetër aty!”/top channel/

Konkurs Pune

Lexo më shumë