9:41, 25 Mars 2020

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pritet të thërrasë sot mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për masat e marra për situatën e krijuar nga koronavirusi.

Kjo mbledhje do të mbahet online për shkak të mbajtjes së distancës sociale, njofton Klan Kosova.

Ftesës së Metës i është përgjigjur pozitivisht i pari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Zoti Basha thekson se tani është koha që gjithkush të japë kontributin e tij në shërbim të jetës, shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve në këto ditë të vështira”, u tha në një lajmërim të PD-së.

Në këtë mbledhje presidenti Meta pritet të theksojë edhe një herë kërkesën e tij për koordinim e të gjitha institucioneve për të përballuar situatën me Covid-19.

Konkurs Pune

Lexo më shumë