22:45, 12 Korrik 2019

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta në emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashin, ka theksuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në mënyrë intensive ka punuar për shkëmbimin e territoreve.

“Presidenti Thaçi është marrë me këtë temë (shkëmbimin e territoreve, v.j.) në mënyrë proaktive, ka mbajtur dhjetëra konferenca në muajin gusht të vitit të kaluar, ka qenë hiperaktiv si asnjëherë më parë për ndonjë temë”, tha ai, shkruan Gazeta Blic, transmeton Klan Kosova.

“Ka folur në shumë raste, ka folur për territore që ne duhet t’ia kthejmë Serbisë se gjoja na i ka dhënë si bonbone, si dhurata Rankoviqi”.

“E para e punës, Kosovën e kanë njohur 110 shtete, ne e kemi shpallur pavarësinë dhe këto njohje kanë ardhur mbi bazën e një dokumenti i cili e përfshin edhe këtë territor për të cilin po flasim. E dyta e punës, ka ndalesë tekstuale në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, për negocim të territorit”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë