17:11, 22 Janar 2020

Gjatë qëndrimit në Izrael, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta pati një takim me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Kreu i shtetit shqiptar e falënderoi homologun bullgar për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar nga autoritetet bullgare pas tërmetit të 26 nëntorit.

Meta shprehu besimin se vizita e presidentit Radev në Tiranë në javët e ardhshme do të konfimojë marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve, shkruan Top Channel.

Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për integrimin euroatlantik të Shqipërisë duke nënvizuar se “besojmë fuqishëm në qëndrimin mbështetës të Bullgarisë për hapjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, në Samitin e Zagrebit, në maj të këtij viti”.

Meta dhe Radev u dakorduan se nxitja e projekteve për Korridorin 8 duhet të jetë në qendër të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Konkurs Pune

Lexo më shumë