10:22, 16 Nëntor 2019

Kreu i shtetit, Ilir Meta do kërkojë një takim me krerët e partive politike që dogjën mandatet në shkurt të këtij viti.

Lajmi i u dha nga zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi në një njoftim për mediat.

Blushi njofton se takimi do mbahet për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi.

Ndërkohë paralajmëron inisiativa, vendime dhe takime shumë të rëndësishme.

“Presidenti Meta do të kërkojë takim me të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi. Padyshim do të ketë edhe të tjera inisiativa, vendime dhe takime shumë të rëndësishme!”,njoftoi Blushi.

Ndërkohë dje kreu i shtetit ka pasur një takim me deputeten e opozitës së re në Kuvend, Rudina Hajdari./Ora News.tv/

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë