Meta: Skender Kurti luftoi si një kampion që nuk dorëzohet lehtë NULL NULL 05.04.2020 22:22 05.04.2020 22:22 Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i ka shprehur ngushëllime familjes me rastin e vdekjes nga koronavirusi të ish-boksierit dhe trajnerit të boksit, Skender Kurti. Meta tha se ai ishte i admiruar nga sportdashësit për rezultatet e tij. “I admiruar nga të gjithë brezat e sportdashësve për rezultatet e tij në ring dhe pasionin e jashtëzakonshëm për sportin e dorezave, Ner Kurti gëzonte respektin e të gjithëve, veçanërisht të tironasve të mrekullueshëm që aq shumë e donin dhe i donte! Edhe në këto ditë të vështira i madhi Ner Kurti luftoi fort, si një kampion që nuk dorëzohet lehtë!”. Shkrimi i plotë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.