Meta: Shqipëria, gati të luajë rolin e saj në fluksin e emigrantëve - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Meta: Shqipëria, gati të luajë rolin e saj në fluksin e emigrantëve

NULL NULL
12/11/2015

Gjatë një konference mbi të drejtat e emigrantëve nga vendet e luftës, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka deklaruar se Shqipëria është e gatshme të luajë rolin e saj në përballimin e kësaj sfide.
Në fjalën e tij Meta tha: “Shqipëria po bën dhe do të bëjë përpjekje për të lehtësuar këtë problem.

Ne jemi të gatshëm të përballemi me fluksin e refugjatëve në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë”.  Meta ka theksuar se, “çdo individ që ndodhet në territorin e Shqipërisë duhet të trajtohet sipas të drejtave ndërkombëtare”.

Në fund,  kryetari i Kuvendit falënderoi Avokatin e Popullit për punën që po bën në këtë drejtim. “Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE, ka detyrimin të tregojë solidaritet, brenda mundësive të saj, në përballjen me këtë krizë humanitare”, ka shtuar Meta./Shekulli