19:35, 17 Shkurt 2020

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka falënderuar të gjithë shtetet që po japin ndihmën e tyre në Konferencën e Donatorëve që po mbahet në Bruksel, për të iu dalë në ndihmë të prekurve për tërmetin që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, ku vdiqën 52 persona dhe mbi 1 mijë mbetën të plagosur.

“Përshëndes Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel, në mbështetje të Shqipërisë, për kapërcimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar, e njëkohësisht shpreh mirënjohjen e thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendeve pjesëmarrëse dhe kontribuuese “- ka shkruar Meta.

Konkurs Pune

Lexo më shumë