Meta publikon statistikat: Të ndalet largimi i trurit nga Shqipëria

Meta publikon statistikat: Të ndalet largimi i trurit nga Shqipëria

NULL NULL
1 month më parë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka publikuar sot disa statistika.

Sipas tij, nga Shqipëria duan të largohen: 92% e studentëve për Mjekësi, 79% e studentëve për Ekonomi dhe 64% e studentëve për Pedagogji.

Teksa publikon këto shifra, Meta bën thirrje që të ndalohet largimi i trurit nga Shqipëria dhe thotë se më shumë se kurrë, vendi sot ka nevojë për shpresë dhe besim.

Edhe më herët kreu i shtetit ka ngritur zërin për largimin e të rinjve nga vendi. Sipas tij të rinjtë sot janë të pa shpresë për shkak të politikës, ndaj si zgjidhje shohin vetëm largimin.

Meta ka bërë thirrje që të krijohen mekanizma që të rinjtë të qëndrojnë në vend dhe të ngjallet shpresa për ta që të kenë një të ardhme të sigurt.