14:21, 27 Janar 2020

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur angazhimin e kancelares gjermane Angela Merkel për çeljen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

“Zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut me rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, janë harta më e sigurt e rrugës europiane të Shqipërisë!”, shkruan Meta në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Kreu i shtetit shqiptar ka shpërndarë edhe fotografinë e takimit të sotëm në Berlin mes kryeministrit shqipar, Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel.

Merkel në takim i tha Ramës se do të punojë fort që në mars të arrihen rezultate konkrete për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Konkurs Pune

Lexo më shumë