Meta: Për Maqedoninë duam stabilitet - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Meta: Për Maqedoninë duam stabilitet

NULL NULL
19/05/2015
Ilir Meta: Shqipëria ka qenë dhe mbetet një nga vendet më të përkushtuara e më të sinqerta për të mbështetur stabilitetin e Maqedonisë dhe gjithë procesin e saj të integrimit euro-atlantik.

Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, ka folur këtë të martë për takimin e fundjavës, me faktorin shqiptar në Maqedoni.

Meta tha se, sa i përket zhvillimeve në Maqedoni, Shqipëria ka vullnet dhe angazhohet për stabilitet.

“Shqipëria ka qenë dhe mbetet një nga vendet më të përkushtuara e më të sinqerta për të mbështetur stabilitetin e Maqedonisë dhe gjithë procesin e saj të integrimit euro-atlantik”.

“Shqipëria shpeshherë e ka dëshmuar këtë në mënyrë konkrete dhe në mënyrë të vazhdueshme”, transmeton Top Channel.

“Njëkohësisht, shqiptarët në Maqedoni kanë bërë gjithnjë përpjekjet e tyre në këtë drejtim dhe mesazhi ynë për të gjitha forcat politike shqiptare në Pogradec, por edhe në vijimësi, është që përmes një procesi të vazhdueshëm bashkëpunimi dhe konsultimi midis tyre të potencojnë më tej rolin e tyre si faktor stabilizues, demokratizues dhe europianizues të Maqedonisë”, ka thënë Meta