Meta pas shkarkimit: Heqje e vëmendjes nga krimet zgjedhore NULL NULL 11.06.2021 14:00 11.06.2021 14:00 Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e konsideron “heqje të vëmendjes nga krimet zgjedhore” shkarkimin e tij me 104 vota nga Parlamenti dy ditë më parë. Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i shtetit shqiptar e konsideron “monist” Parlamentin që votoi shkarkimin e tij. “Shfaqje e Parlamentit monist për të spostuar vëmendjen nga krimi zgjedhor. Po kalojmë nga epoka e para 25 Prillit e parlamentit monist po i rikthehemi pluralizmit parlamentar. Pres të bashkëpunoj me shumicën e re qeverisëse dhe me opozitën e re në respekt të Kushtetutës, të procesit të integrimit europian dhe të rivendosjes të sistemit të llogaridhënies”, tha Presidenti Ilir Meta. Nga ana tjetët, kreu i shtetit foli edhe blerje të disa deputetëve që të votonin shkarkimin e tij. “Ka shumë arsye ky Kuvend të votojnë në atë mënyrë se ju e dini që Presidenti ndaloi në 8 Qershor një gjakderdhje të programuar në prag të zgjedhjeve lokale. U ka plasur cipa fare flasin hapur sa Euro kanë marrë për të shkarkuar Presidentin”./tvklan *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konjufca kundër LVV-së: S'duhet të bllokohet krijimi i komisioneve hetimore të opozitës 3 minuta më parë
Ekonomi Bislimi takohet me Xiaoqing Yu të Bankës Botërore, përmendet avancimi i Kosovës drejt integrimit në SEPA 4 minuta më parë