Meta: Mungesa e mbështetjes së biznesit, kërcënim për të shtuar ikjen e shqiptarëve

Meta: Mungesa e mbështetjes së biznesit, kërcënim për të shtuar ikjen e shqiptarëve

NULL NULL
4 ditë më parë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka qenë pjesë e një paneli me profesorë dhe ekspertë që diskutonim mbi fenomenin e shpopullimit në vendin tonë. Sipas kreut të shtetit mungesa e mbështetjes së shtetit për qytetarët, por në veçanti bizneset është ndër arsyet kryesore që sjell emigrimin e shqiptarëve. Sipas tij, qeveria nuk e ka ndihmuar fare bznesin, sidomos gjatë kohës së pandemisëduke shkaktuar mbylljen e shumë aktiviteve ekonomike.

“Situata në vendin tonë është përkeqësuar ndjeshëm sidomos sa i përket mungesës së mbështetjes së biznesit, për të përballuar kostot shtesë të pandemisë. Sipas Bankës së Shqipërisë të paktën 50 mijë qytetarë kanë humbur vendet e tyre të punës gjatë pandemisë. Mungesa e mbështetjes për këto biznese padyshim që është një kërcënim serioz për t’i shtuar edhe më tej ritmet e emigrimit”, tha Meta, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.

Ai ka shtuar se problemet me pagat e ulëta apo mungesa e investimeve për cilësine e arsimit janë arsye të tjera përse qytetarët e vendit nxiten të emigrojnë.