Meta mesazh politikës: Të rikthehemi në shinat e demokracisë, vendi në krizë të rëndë NULL NULL 19.07.2019 11:06 19.07.2019 11:06 Presidenti Ilir Meta shfrytëzoi takimin lamtumirës me Ambasadoren e Sllovenisë Lea Stançiq për të ritheksuar edhe një herë se Shqipëria ndodhet në një krizë të rëndë dhe duhet rikthyer në shinat e demokracisë dhe të shtetit ligjor përpara vendimit të tetorit për hapjen ose jo të negociatave me BE-në. “Kjo mbështetje na inkurajon për të shtuar përpjekjet tona për kapërcimin e krizës së rëndë ku ndodhet vendi dhe rikthimin urgjent në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor, për t’i shërbyer objektivit strategjik të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë mbledhjes së Këshillit të 17-18 tetorit”, ka deklaruar ai. Në njoftimin e shpërndarë nga presidenca thuhet se Meta pasi vlerësoi kontributin e Ambasadores së Sllovenisë për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve mike, vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë janë shumë të mira dhe se ekzistojnë hapësirat për të forcuar më tej ato ekonomiko-tregtare. “Dëshmi e ecurisë mjaft të mirë të marrëdhënieve janë vizitat e shpeshta të autoriteteve më të larta sllovene, të cilat kulmuan me vizitën e presidentit Borut Pahor në Shqipëri”, ka thënë ai./ Top Channel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025