Meta me ton fyes ndaj Jozefina Topallit NULL NULL 21.05.2015 17:09 21.05.2015 17:09 Kryetari aktual i Parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta është përfshirë në një debat me tone fyese, me ish kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Debati nisi pas akuzave të deputetes së opozitës Jozefina Topalli në drejtim të Kryetarit Meta. Topalli tha se partia e Ilir Metës po i bën presion administratës që të votojë për të (LSI-në) më 21 qershor dhe kjo vihet re veçanërisht në qytetin verior në Shkodër. Por Meta e cilësoi Topallin si të pacipë dhe kërkoi që nëse ka fakte për akuzat që bën t’i dorëzojë në polici dhe prokurori. Menjëherë pas reagimit të kryetarit të Kuvendit , deputetja Topalli ka kërkuar të marrë përsëri fjalën por Meta e ka mohuar një gjë të tillë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.