Meta me një mesazh të veçantë në festën e “Shën Valentinit”

Meta me një mesazh të veçantë në festën e “Shën Valentinit”

8 muaj më parë

Në këtë ditë feste për të gjithë të dashuruarit që festojnë “Shën Valentinin”, një urim i veçantë ka ardhur nga presidenti shqiptar Ilir Meta.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Meta ka uruar sa më shumë dashuri në zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Në këtë postim i pari i Shqipërisë ka bashkangjitur edhe një fotografi së bashku me zonjën e tij Monika Kryemadhi, një fotografi kjo e realizuar vitin e kaluar në Prevallë.

“Më shumë dashuri në zemrat e të gjithë shqiptarëve!”, ka shkruar ai./ TCh