Meta: Marrëveshja e detit me Greqinë, pa shkelur "vijat e kuqe" - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Meta: Marrëveshja e detit me Greqinë, pa shkelur “vijat e kuqe”

NULL NULL
18/03/2018

Presidenti  i Shqipërisë, Ilir Meta, në një intervistë për gazetën greke “To Vima”, sqaroi pozicionin e tij në lidhje me negociatat Shqipëri-Greqi për kufirin detar.

Kreu i shtetit theksoi se “vendimi i vitit 2010 i Gjykatës Kushtetuese, që e shpalli nul marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar, jo vetëm që argumentonte pse marrëveshja e vjetër ishte e papranueshme nga ana kushtetuese, por vinte edhe piketat për një marrëveshje të ardhshme.

Këto piketa tregonin institucionet, hapat, procedurat dhe metodologjinë që mund të implementohej nëse do të negociohej një marrëveshje e re. Askush nuk mund t’i anashkalojë këto hapa.
Nëse një prej këtyre elementëve anashkalohet, injorohet, shmanget ose ndryshohet, nga çdo institucion, para ose gjatë negociatave, është një shkelje e Kushtetutës”./TopChannel