Meta letër Kuvendit para se deputetët të mblidhen për shkarkimin e tij

Meta letër Kuvendit para se deputetët të mblidhen për shkarkimin e tij

NULL NULL
2 months më parë

Presidenti Meta iu drejtua Komisionit të Ligjeve me një letër pak para se deputetët të nisnin mbledhjen, pjesë të procedurës së nisur për shkarkimin e tij.

Kreu i Shtetit i rikujton Kuvendit se prej 2 vjetësh po godet aktivitetin kushtetues të Presidentit të Republikës. Pikërisht në këtë drejtim e sheh Meta edhe procesin e dytë për shkarkimin e tij, duke e cilësuar si fiktiv, të pambështetur në Kushtetutë dhe ligje, por vetëm të orientuar politikisht.

“Kjo përpjekje e radhës, që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, nuk synon asgjë tjetër, veçse shmangien e vëmendjes nga problematikat reale që po evidentohen dita ditës mbi këtë proces zgjedhor, të shoqëruara me konsumimin ekzemplar masiv të krimeve zgjedhore, të frymëzuara, dirigjuara dhe ekzekutuara nga partia në pushtet, për interesat e saj”, thekson Presidenti.

Ai shprehet i gatshëm të dëshmojë para Komisionit të Ligjeve me datë 10 maj./A2/