Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Meta- Larcher: Më tepër investime franceze në Shqipëri

NULL NULL
15.10.2015 17:09

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka nisur një vizitë zyrtarë në Francë, ku u takua me kreun e senatit francez Gerard Larcher. Meta shprehu vullnetin për të mirëpritur më tepër investime franceze në fushat strategjike të zhvillimit të Shqipërisë.

Larcher vlerësoi progresin domethënës të Shqipërisë, jo vetëm si një vend frankofon, por edhe kandidat për anëtarësim në BE, si dhe një vend me peshë të veçantë në rajonin e Ballkanit.

Ai tha se Franca mbështet progresin e arritur në marrëdhëniet mes vendeve të rajonit, pavarësisht ngarkesave historikeduke nënvizuar se Franca mbështet perspektivën evropiane të të gjithë rajonit.

Kreu i Kuvendit, Meta vlerësoi vazhdimin e procesit të Berlinit me konferencën e ardhshme në Paris. Ai ftoi z. Larcher për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë që u mirëprit me kënaqësi/Top Channel/.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.