Meta kujton shembjen e Teatrit Kombëtar me një këngën italiane si homazh NULL NULL 25.05.2020 10:29 25.05.2020 10:29 Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka kujtuar shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë që u bë ditë më parë. Meta nëpërmjet një postimi në Facebook shembjen e kujtoi me një këngë italian si shenjë homazhi si dhe, njofton Klan Kosova ““Atë natë të shtune, përse?”, është kënga homazh që dy muzikantët e mirënjohur Marco dhe Daria Zappa kanë krijuar si shprehje të dhimbjes për shkatërrimin kriminal të vlerave kulturore të kombit tonë nga dhuna e pushtetit. Një këngë homazh që duhet të na zgjojë dhe frymëzojë të gjithëve, për të krijuar një FRONT TË PËRBASHKËT PËR RIVENDOSJEN E DEMOKRACISË. “ Mes tjerash Meta ka shkruar se shembja brutale e Teatrit Kombëtar, ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Evropë, të cilët revoltën e tyre kundër dhunës dhe barbarisë ndaj trashëgimisë kulturore e historike të vendit tonë po e shprehin me art. Shembja brutale e Teatrit Kombëtar, ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Europë, të cilët revoltën e… Publiée par Ilir Meta sur Lundi 25 mai 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024