Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Meta: Kënaqësi të prisja në takim vëllazëror përfaqësuesit e dy familjeve heroike

NULL NULL
15.07.2020 14:00

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka pritur në takim përfaqësuesit e dy familjeve historike të Kosovës, kryetarin e Skenderajt Bekim Jashari, dhe atë të Drenasit Ramiz Lladrovci.

Meta me mysafirët ka bashkëbiseduar për situatën me Covid-19 në të dyja vendet.

“Kënaqësi të prisja sot në një takim vëllazëror përfaqësuesit e dy familjeve heroike, Jasharaj dhe Lladrovci, z.Bekim Jashari dhe z.Ramiz Lladrovci, kryetarë të dy komunave emblematike të Kosovës, Skënderaj dhe Drenas të Drenicës heroike.  Bashkëbiseduam hapur mbi situatën në vendet tona, për tejkalimin sa më të lehtë dhe të shpejtë të pasojave të pandemisë COVID-19, si dhe për gjendjen aktuale ekonomike, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik. Besimplotë se udhëheqësit dhe institucionet e Kosovës, në bashkëpunim, do i fitojnë të gjitha sfidat”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.