Meta: Jasharët e Drenicës martire i treguan botës se çfarë çmimi ka liria për shqiptarët NULL NULL 05.03.2021 17:45 05.03.2021 17:45 Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur mirënjohje për Komandantin Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari dhe familjen e tij në 23 vjetorin e vdekjes së tyre. Ai tha se Adem Jashari dhe familja Jashari frymëzojnë kombin në çdo kohë për mbështetje të palëkundur të lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës. Sipas Metës, “të ardhmen e sigurt evropiane kombi ynë do t’ia dalë ta ndërtojë mbështetur mbi sakrificat e dëshmorëve dhe mbrojtjes së vlerave më të larta që trashëgojmë”. “Mirënjohje përjetë dhe nderimin më të lartë për sakrificën sublime të Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes Jashari, që frymëzon kombin në çdo kohë për mbështetje të palëkundur të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Në themelet e shtetit të Kosovës qëndron gjaku i bijve dhe bijave më të mirë të kombit, që ashtu si Jasharët e Drenicës martire 23 vjet më parë, i treguan mbarë botës se çfarë çmimi ka liria për shqiptarët. Të ardhmen e sigurtë europiane kombi ynë do t’ja dalë ta ndërtojë mbështetur mbi sakrificat e Dëshmorëve dhe mbrojtjes së vlerave më të larta që trashëgojmë!”, ka shkruar presidenti shqiptar./ TCh *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 50 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë