Meta i shqetësuar për përmbytjen e Shkodrës, dërgon ekipin e tij në terren - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Meta i shqetësuar për përmbytjen e Shkodrës, dërgon ekipin e tij në terren

NULL NULL
20/03/2018

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është duke ndjekur me vëmendje të veçantë situatën e vështirë të përmbytjeve të krijuar si pasojë e motit të keq, veçanërisht në Qarkun e Shkodrës.

Kreu i shtetit dërgoi dje në mbrëmje në këto zona një ekip të Kabinetit të tij të përbërë nga Këshilltari për Mbrojtjen, Gjeneral Brigade Piro Ahmetaj dhe ai për Çështjet Ligjore, Arbër Bashkurti.

Ekipi i dërguar nga Presidenti Meta u takua me Prefektin e Qarkut të Shkodrës, Çesk Millja, kryebashkiaken Voltana Ademi, kreun e Emergjencave Civile, Shemsi Prençi si edhe trupa të Forcave të Armatosura të angazhuar në terren për kryetarë të komunave të zonave të përmbytura. “Në emër të Presidentit Meta, ju përcjellim të gjithë solidaritetin njerëzor dhe institucional në përballimin e kësaj situate të rëndë duke apeluar angahzim maksimal për sigurën e jetës dhe të pronës”, – u shprehën këshilltarët e Metës. Ata panë nga afër situatën problematike që ka krijuar moti i keq në Qarkun e Shkodrës, ku sipas të dhënave paraprake raportohet se rreth 3700 ha tokë është e përmbytur, kryesisht në zonat Dajç dhe Ana e Malit, shkruan syri.net.