23:28, 17 Shkurt 2020

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, bëri një deklaratë të fortë në emisionin “Open” në Top Channel ku tha se në “luftën” me qeverinë është përgatitur për çdo skenar të mundshëm.

Kreu i shtetit shqiptar u shpreh se është i gatshëm t’i japë përgjigje shembullore, derisa paralajmëroi se askush nuk mund ta shkarkojë pa mbaruar mandatin.

“Jam përgatitur për të gjithë skenarët. Edhe me tanke po të vijnë ne Presidencë do të marrin përgjigjen më shembullore. Para se të më shkarkojnë ata do t’i shkarkoj unë me popullin shqiptar. Po e bëj të qartë, jam gati për çdo skenar. Ata le të vazhdojnë, unë do t’u jap përgjigje shembullore”./ TCh

Konkurs Pune

Lexo më shumë