Meta: Anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe organizata të tjera do t'i sillte përfitime bashkësisë ndërkombëtare

Meta: Anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe organizata të tjera do t’i sillte përfitime bashkësisë ndërkombëtare

NULL NULL
1 muaj më parë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka thënë se Kosova është faktor i rëndësishëm i sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Këtë deklaratë Meta e dha me rastin e 75 vjetorit të themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ai theksoi se në rast të anëtarësimit të Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, e gjithë bashkësia ndërkombëtare do të përfitonte nga kjo.

“Shqipëria beson fort se Republika e Kosovës është faktor i rëndësishëm i sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe anëtarësimi i saj në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë këtu Kombet e Bashkuara, do të sillte përfitime jo vetëm për Kosovën, por edhe për mbarë bashkësinë ndërkombëtare”.

Njoftimi i plotë:

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3468917969821118