Meta, akuza Ramës: Ministria e Jashtme nuk është autoshkollë NULL NULL 12.01.2019 13:32 12.01.2019 13:32 Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka vijuar këtë të shtunë replikat me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me çështjen e emërimit të ministrit të Jashtëm. Meta ka zgjedhur sërish rrjetin social Facebook për të dhënë mesazhin e tij. Në të, ai shkruan se “sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë, ku ustai i madh kërkon të mësojë ‘gjeniun’ si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor”. Meta shkruan se Partia Socialiste ka kapacitete të jashtëzakonshme në fushën e Politikës së Jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen “në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla e ndryshimit të kufijve në të gjithë Ballkanin Perëndimor”. “Shqipëria do të jetë gjithmonë faktor paqeje e stabiliteti në rajon. Shqipëria do të ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së. Shqipëria e para”, përfundon mesazhin e tij presidenti. Ky reagim vjen pas deklarimeve vërtet të ashpra të kryeministrit ndaj vendimit të presidentit për të refuzuar dekretimin e Genti Cakajt si ministër të Jashtëm dhe të mosdekretimit për lirimin nga detyra të Ditmir Bushatit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lushtaku kujton masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë 10 minuta më parë
Kosova Haxhiu takohet me homologen e saj austriake, Kosovës i premtohet mbështetje në anëtarësimin në KiE 16 minuta më parë