Meta: 25 prilli do të jetë dita e triumfit të demokracisë

Meta: 25 prilli do të jetë dita e triumfit të demokracisë

NULL NULL
2 months më parë

Duke kujtuar 22 të vrarët nga regjimi komunist 70 vjet më parë, presidenti shqiptar Ilir Meta tha se shqiptarët duhet ta mbrojnë demokracinë me çdo sakrificë.

“Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi që kurrë nuk duhet të harrohet për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen. Sepse, “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”. Ndaj 25 prilli do të jetë dita e triumfit të demokracisë dhe fuqisë së votës të çdo qytetari të Republikës”, shkroi Meta në Facebook.

Me akuzën se kishin hedhur një bombë në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, më 26 shkurt 1951, 22 intelektualë u ekzekutuan pa gjyq nga regjimi komunist./ A2 CNN