Mësuesi britanik strehohet në Kiev: Duhet të qëndrojmë të fortë (VIDEO) NULL NULL 27.02.2022 12:50 27.02.2022 12:50 Mësuesi britanik, Dan Baker që jeton në Kiev është strehuar me gruan e tij ukrainase dhe vajzën 12 vjeçare në bodrumin e shkollës ku ai punon. Familja e Dan Baker vendosi të linte banesën e tyre të katit të 26-të për të gjetur siguri më afër qendrës së Kievit. “Ne kemi dëgjuar disa shpërthime të mëdha. Kur po qëndronim në banesën tonë, dëgjuam disa shpërthime të mëdha,” tha ai për BBC. Ai tha se tashmë ata janë në qendër të qytetit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. “Tani jemi në qendër të qytetit, gjë që mund të duket një veprim budalla, pasi ndërtesa e qeverisë është pak larg nesh. Por ne nuk kemi dëgjuar ndonjë përleshje këtu poshtë”, u shpreh ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 43 minuta më parë