Mësuesi apo nxënësi, kush do ta ndiej aromën e titullit të Premier Ligës? - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mësuesi apo nxënësi, kush do ta ndiej aromën e titullit të Premier Ligës?

NULL NULL
nga Endrit Zogaj 26.04.2023 13:40

Premier Liga po vjen drejt përfundimit të sezonit 2022/23. Por, fituesi nuk dihet akoma.

Megjithatë, sonte mund të vendoset titulli kampion se a do të përfundoi në duart e Arsenalit apo Manchester Cityt.

Kjo për faktin se “Topçinjtë” dhe “Qytetarët” sonte do të ballafaqohen mes vete në kuadër të xhiros së 33-të në elitën e futbollit anglez.

Nxënësi i Pep Guardiolas, Mikel Arteta akoma është para mësuesit të tij me 5 pikë, por me dy ndeshje më shumë. Megjithatë, Arsenali në tri ndeshjet e fundit dështoi në rezultate duke barazuar me Liverpoolin, West Ham-in dhe Southamptonin. E ky fakt e ka vendosur favorit për ta fituar ligën skuadrën e Manchester Cityt e cila nuk di për humbje në 16 ndeshjet e funit, në të gjitha garat.

Beteja ndërmjet Manchester Cityt dhe Arsenalit do të zhvillohet në “Etihad” nga ora 21:00.

Tek “Qytetarët” mungojnë Nathan Ake për shkak të lëndimit, ndërsa tek londinezët hendikep i madh është mungesa e William Salibas që është i lënduar dhe Takehiro Tomiyasu e Mohamed Elneny që po ashtu mungojnë për të njejtat arsye. Kurse, fubtollisti shqiptar Granit Xhaka është në dyshim se a do të jetë a po jo në këtë sfidë.