Messi shpallet sportisti më i mirë i vitit në botë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Messi shpallet sportisti më i mirë i vitit në botë

NULL NULL
08.05.2023 22:18
Lionel Messi

Lionel Messi, është sportisti më i mirë i vitit në botë.

Ai sonte u nderua me çmimin “Laureus World Sportsman of the Year”, në një ceremoni të mbajtur në Paris.

Kjo është hera e dytë për fituesin e shtatëfishtë të “Topit të artë”, pasi të njëjtin çmim e mori edhe në vitin 2020, duke u bërë kështu edhe futbollisti i parë që e merr këtë çmim.

Messi u shpreh i nderuar me këtë rast.

“Është një nder i veçantë, pasi “Laureus World Sportsman of the Year”, po mbahet në Paris këtë vit. Ky qytet më ka mirëpritur mua dhe familjen time kur erdhëm në vitin 2021”, tha Messi.

35-vjeçari i falënderoi edhe bashkëlojtarët.

“Dua të falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi, jo vetëm nga kombëtarja por edhe te PSG-ja. Nuk e kam arritur asnjë nga këto i vetëm dhe jam mirënjohës që mund të ndaj gjithçka me ta”, theksoi ai.

Vitin e kaluar ish-futbollisti i Barcelonës, e ka realizuar ëndrrën  e tij më të madhe jetësore, duke u shpallur kampion bote me kombëtaren e Argjentinës, në “Qatar2022”, duke e mposhtur Francën me penallti.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.