Messi: Pedro meriton gjithçka NULL NULL 12.08.2015 09:21 12.08.2015 09:21 Argjentinasi ka lavdëruar shumë bashkëlojtarin e tij të ardhmen e të cilit thotë se mund t’a di vetëm ai. Lionel Messi ka thënë se Pedro e ka merituar të shënojë golin e fitores së Superkupës së Europës pasi kontributi i tij për skuadrën gjithë këto vite ka qenë shumë i madh. Anësori shfrytëzoi një devijim të topit pas gjuajtes së Messit dhe shënoi golin e fitores për Barën, vetëm pak orë pasi sekretari i klubit, Robert Fernandez, tha se lojtari do që të largohet. Pedro, në anën tjetër insiston se nuk mendon të largohet. Megjithatë, Messi thotë se ishte i lumtur që e pa spanjollin në atë nivel të martën mbrëma. “Ai e ka merituar këtë gjë, për gjithçka ka bërë për klubin”. “Nuk e di se çka do të ndodhë me të, është vendim personal i tij”. “Por, çkado që të vendosë, ai e ka të merituar”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.